Atëherë kur menduam se u thye akulli, befason Tea: “Luizi nuk e do Kiarën”

Gjatë natës së sotme, në shtëpinë e “BBV” u rikthye Kiara Tito pas kujdesit që iu bë në spitalin Hygeia.

Mes banorëve që i qëndruan afër Kiarës përgjatë natës ishin Tea, Mikela dhe Luizi.

Këngëtari jo vetem që i qëndroi afër dhe u kujdes për të por nuk nguroi ti këndonte dhe këngë romantike.

Mirëpo, pak pasi menduam se akulli mes tyre u thye, Tea ka befasuar me deklaratën e saj.

Në një diskutim me Mikelën, ajo tregoi se Luizi nuk e do Kiarën.

A beson që ai e do kaq shume?“, e pyeti Mikela, të cilës Tea iu përgjigj:

“Ai Kiarën thotë që e do, nuk e do! Shikoje sa i lumtur është tani. Është i lumtur se po i afrohet, por ajo është super sëmurë. Në momentin që e do një person, nuk je i lumtur sado afër po të qëndron për një moment. Je i mërzitur se është sëmurë.”