Atdhe Xharavina eshte nje prej ish konkurenteve te Per’puthen, emri i te cilit vazhdon ende te lakohet ne media e te kete interes nga ana e publikut.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale por edhe intervista ku shpesh na ka treguar për nënën dhe vëllain e tij, por ka një person që si duket e mban larg syrit të ndjekësve dhe ajo është motra e tij.
Ajo ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe Atdheu ka vendosur që ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij duke publikuar një foto me të.
‘’Urime ditëlindjen motër edhe 100 drita e syve të mi, të dua’’, ka shkruar ish-konkurrenti dhe ajo që na ra në sy është ngjashmëria që e motra ka me të.
Por Atdheu edhe pas kësaj duket se ka vendosur që e motra të qëndrojë sa më larg famës së tij pasi nuk i ka bërë tagg e as zbuluar emrin.