Pas hyrjes së Dagzit në “Big Brother VIP”, vëmendja u kthye edhe tek ish e dashura e tij, moderatorja kosovare, Ariana Berisha.
Madje gjatë kohës kur kjo lidhje komentohej, moderatorja reagoi duke kërkuar që mos të përmenden njerëz të cilët nuk janë të përfshirë në një reality show.
Së fundmi ajo ka organizuar një pyetësor në InstaStory ku ka lejuar ndjekësit e saj të pyesin çfarë të duan.
Ne kete pyetesor nuk mungoi as nje shkrim nga ish konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina.
“Mjer ai qe te ka humb”, i shkroi ai, që mendohet të jetë “thumb” drejtuar Dagzit.
Moderatorja kësaj thënie iu përgjigj me të qeshura.“Po thu a?”, shkroi duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot