“Ata thanë se nuk do të zgjaste”, çifti i njohur feston 23-vjetorin e martesës

Si sot, 23 vite më parë, Victoria dhe David Beckham celebruan dashurinë e tyre dhe që prej asaj dite, janë kthyer në një çift ikonik.

Këtë e mësuam përmes postimit të Victoria-s në Instagram, e cila doli “jashtë natyrës së vet”, publikoi foton e çiftit duke qeshur dhe si mbishkrim shkroi: “Ata thanë që ai (David) nuk bën shaka dhe unë nuk qesh kurrë; ata thanë se nuk do të zgjaste. Sot, ne festojmë 23-vjetorin e martesës. David, je gjithçka e imja, të dua shumë!!!!”.

https://www.instagram.com/p/CflKKJtoJD5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d45805c8-b3bd-4edf-b4d6-85a685c1658e

Çifti u takua në 1997-ën, kur David luante për Manchester United dhe Victoria ishte një “Spice Girl”. Pas 2 vitesh u martuan, për të mbajtur edhe peshën e rëndë e të qenit një prej çifteve më seksi në botë.

David dhe Victoria kanë 4 fëmijë: Brookly, Romeo, Cruz dhe Harper.

Sipas deklaratave të tyre, martesa Victoria-David bazohet në respekt dhe në faktin që janë partnerë shumë të mirë. “David është një baba dhe bashkëshort i jashtëzakonshëm. Ai është mbështetje e madhe në punën time. Ne vërtet jemi partnerë shumë të mirë”, – ka thënë Victoria dhe as nuk e luan topi që kështu është!