Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre ka konflikte të ftohta.
Raportet në mediat e huaja tregojnë sa ajo ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.
Një gazetare spanjolle që po analizonte vendimin ekstrem të yllit të muzikës, i doli në krah duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.