Asnjë urim për partnerin, por shumë dashuri për “njeriun e preferuar”! Ja çfarë bëri Semi këtë herë

Ndonëse nuk bëri asnjë urim për Ron Zaitin, personin me të cilin aludohet se është në një lidhje, Semi padiskutim nuk harron të urojë atë që ajo e quan “njeriu i preferuar”.

Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë një për babain e saj, i cili feston ditën e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar. Të dua sa qielli, sa toka Ba’. Gjithmonë e vogla jote.”- shkruan Semi krahas një fotoje të vjetër nga fëmijëria.