Arrestohet burri i maskuar që hodhi tortë mbi pikturën e Mona Lisa-s

Një 36-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në spital pasi ka goditur me tortë mbi pikturën më të famshme në botë, atë të Mona Lisa-s.

Gjesti i tij erdhi si një lloj revolte, si për t’i thënë artistëve që nuk po fokusoheni mjaftueshëm tek “planeti”.

Zyrtarët e Muzeut të Louvre-it në Paris, bënë me dije se incidenti i ndodhur të dielën dhe i bërë viral në rrjete sociale fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja.

“Ka njerëz që po shkatërrojnë Tokën. Të gjithë artistët, a mund të mendoni pak për planetin tonë. Kjo është arsyeja pse po veproj kështu, mendoni për këtë planet.”- është dëgjuar të thotë burri në frengjisht.

Piktura e Mona Lisa-s mbrohet nga një xham që kur një burrë nga Bolivia goditi pikturën me një gur në dhjetor të 1956-ës. Një ngjarje e ngjashme përsëritet në 2009-ën, kur një grua nga Rusia goditi me filxhan çaji pikturën.

Muzeu i Louvre-it është muzeu më i madh në botë, shtëpi e qindra veprave të famshme që tërheq rreth 10 milionë vizitorë në vit, të paktën deri para periudhës së pandemisë.

 

Burimi: The Guardian