Kur Arjola ishte në Big Brother VIP iu premtua një apartament dhe kjo u cilësua si ndihma më e madhe që iu dha një konkurenti.
Por aktorja, ka rrëfyer se akoma nuk është futur në banesën që iu premtuar.
Ajo ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania.
Arjola tha sot në “Wake Up” se njerëzit as nuk e pershendesin por e pyesin vetem per shtepine e re por kjo gjë tashmë i është kthyer ne makth.
“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time sa më shpejt”, u shpreh Arjola.
Gjithashtu, Arjola rrëfeu se i është plotësuar ëndrra që kishte për të prezantuar një emision.
Ajo tha se i është ofruar një punë në një televizion të ri në Kosovë.
“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një Tv të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”, tregoi Arjola.