Arjola Demiri luan në Portokalli rolin e gruas te skeçi “Çifti i lumtur”.
Ajo zbuloi këtë të hënë se së shpejti do të luajë edhe një rol tjetër në program.
Arjola tha se roli është i frymëzuar nga Big Brother Vip dhe bëhet fjalë për tre gra që janë tipike të personaliteteve të grave, herë të kënaqura e herë jo.
Janë ende në kërkim të personazhit të fundit dhe deri kur trioja të plotësohet do të na duhet të presim për të parë me çfarë do të vijë kësaj here aktorja.
Aktorja foli dhe per thashethemet qe qarkullojne ne internet ne lidhje me shtepine e dhuruar per ate nga produksioni i “Big Brother VIP”.
“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.
Gjithashtu shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.
“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.