Puntata e sotme e “Për’puthen” ka qenë e mbushur plotë me debate.
Në program u zbulua se Astriti dhe Alesja kanë folur së bashku me mesazhe. Ky veprim u komentua nga Mikela dhe Efi si diçka që është bërë në fshehtësi dhe jo publikisht.
Kaq ka dashur që Arjani të ‘shpërthente’ ndaj dy konkurrenteve duke akuzuar vajzat që ato nuk mund të flasin për fshehtësi ndërkohë që i kanë bërë vetë këto gjëra.
Ai gjithashtu tha se Mikela Dhe Efi janë takuar në shtëpitë e konkurrentëve dhe kanë dalur nëpër festa e darka.
Arjani: Flasin këto për fshehtësi, Efi dhe Mikela që nuk lanë gjë pa bërë. Jeni takuar keni vajtur nëpër shtëpia, e keni vajtur nëpër festa, e keni vajtur nëpër darka, e keni pirë kafe me të gjithë.
Efi: Kush? Çfarë shtëpie? Ke ti fakte që kam shkuar në shtëpi?
Arjani: Ti! Ti me Samiun dhe me këta djemtë e tjerë.
Samiu: Të gjithë kemi qenë tek ditëlindja e Bashkimit. Për çfarë po shpif, për çfarë po flet?
Arjani: Keni vajtur bashkë e keni bërë. Edhe nëpër lagje. Ta dokumentoj unë edhe në lagje.
Efi: Kishe qejf ta nxirrje ti këtë?
Arjani: Jo moj ju që hidheni për fshehtësi
View this post on Instagram