Nje situate e transmetuar diten e sotme mes Mikeles dhe Arjan Konomit beri qe ky i fundit te pezullohet nga programi.
Situata ndodhi pasi Mikela i solli ne kujtese disa fjale qe Arjani i kishte thene per Efin ne fillimet e saj, se ajo mund te beje per vete edhe nje homoseksual, ndersa puntaten e shkuar e quajti deshtimin e “Per’puthen”, fjale te cilat bien ne kontradite me njera tjetren.
Keto fjale te Mikeles e acaruan keq Arjanin sa filloi t’i ofendonte 2 vajzat, Efin dhe Mikelen, duke i quajtur “femra te clubeve te nates”, ndersa kjo e fundit cohet dhe i shkon para fytyres duke i folur me tone te larta.
Gjate kesaj perplasje perfshihet edhe Erioni, situata agravon akoma me teper, ndaj dhe Arjani pezullohet per disa dite dhe vendin e tij do t’a zere Arjon Muca.
Mirepo, edhe pse ish konkurrentet qe i kane prishur marredheniet me Arjanin kane qene te shumte, ka edhe nga ata qe kane gezuar relata te mira gjate pjesmarrjes se tyre.
Nje prej tyre eshte edhe Ledjana e cila pak me pare shprehu pakenaqesine e saj ndaj pezullimit te Arjanit, duke u shprehur se ai eshte nje nder personat me me vlere qe ka takuar ne jete dhe se arsyeja e vetme qe ajo shihte kete sezon te Per’puthen ishte vetem prej keshillave qe Arjani shpesh u jepte konkurrenteve.