Gjate intervistes se fundit te Sindi Locit ne nje prej programeve ne Kosove, teksa u pyet per planet e se ardhmes, ajo tregoi se deshiron te moderoje nje emision te vetin “dating”.
Kjo per arsye se ajo vete ka dale nga nje emision i tille, “Per’puthen”, por kete here do te jete dicka me e vecante, pa skenar.
Mesa duket njerezit jane shume kurioz per kete projekt te ri te saj, ndaj pyetjet nuk mungojne kurre gjate pyestesoreve qe Sindi organizon ne InstaStory.
Ajo nuk tregoi shume, por u shpreh se me shume mundesi programi do te filloje ne Shtator, ndersa audicionet do te mund te hapen ne Korrik ose Gusht.
Mirepo, ne mesin e pyetjeve te shumta ngacmuese, nje prej tyre ishte edhe per Arjan Konomin.
Nje prej ndjekesve e pyeti Sindin se a do te merrte Arjanin si opinionist, ndersa pergjigjia e saj ishte:
“Jo, po kerkoj nje person qe ka familje sepse per mendimin tim (mund te jem gabim) do te jete shum me i kualifikuar per te folur per dashurine, familjen etj Edhe pse me duket se e kam gjetur…”