Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ardit Gjebrea shpërthen në lot, këngëtari i njohur shqiptar takohet për herë të parë me nënën e tij

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Ndryshe nga herët e tjera në “Ka Një Mesazh Për Ty”, dërguesi i tij hyn në studio më vonë se sa marrësi. Hekria ka 47 vite që kërkon djalin e saj, Rudinin.

Ky i fundit ka mbërritur në “E diela shqiptare” dhe rrëfeu anën e tij të historisë, momentin kur mori vesh që ishte i birësuar.

Megjithatë, për Altinin, i cili është emri që i ka vendosur familja birësuese, nuk është e qartë rrethana pse jeta e tij pësoi këtë kthesë.

Hekria, e cila e kërkon prej vitesh, nuk e di që Rudini i saj,  sepse ajo kështu e njeh, po e dëgjon nga ana tjetër e ekranit. Ajo fillon të tregojë të gjithë ngjarjen, edhe përpara lindjes së djalit të saj duke hedhur dritë mbi gjithë historinë.

Pas përfundimit të ciklit 8-vjeçar në Kavajë, Hekria u shpërngul në Durrës për të vazhduar studimet në shkollën mekanike.

Në vitin e dytë atje, u njoh me një djalë,  i cili ishte në të njëjtën klasë me të, por kishin 7 vite diferencë në moshë.

Gjithsesi, morën vendimin të fejoheshin edhe pse babai i Hekries nuk e përkrahu këtë zgjedhje të së bijës.

Kjo sigurisht e mërziti shumë, por më pas mes Hekries dhe djalit, nisi të krijohej një hendek.

Hekrie: Ne përpara se të merrnim diplomat e shkollës, na dërgonim në aksion. U shpërndanë dhe diplomat, shikoj një largësi, afrimitet fare.

Ardit Gjebrea: Nga djali?

Hekrie: Po

Ardit Gjebrea: Po pse?

Hekrie: Unë s’kam kuptuar asgjë Ardit.

Ardit Gjebrea: Po kur mbete shtatzënë me të?

Hekrie: Kur isha 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ai u shkëput në momentin që i the që je shtatzënë apo më përpara?

Hekrie: Pak më përpara, e shikoja që ishte shumë i largët, nuk më afrohe, thashë diçka ka, por s’kuptoja.

Ardit Gjebrea: E zbulove më vonë çfarë kishte apo jo?

Hekrie: Më pas e pashë largësinë edhe vjen mami im në oborrin e shkollës më thotë: “Diçka ke’. I thashë: “Çfarë?”, “kur të vish në shtëpi” më tha. Shkova në shtëpi, u ndamë, ai iku në shtëpinë e vet, unë në shtëpinë time edhe do vij, do vij…

Ardit Gjebrea: S’erdhi?

Hekrie: Jo.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë e dinte që ti ishe shtatzënë?

Hekrie: Ai e dinte por unë nuk e dija. Unë nuk kam kuptuar asgjë.

Ardit Gjebrea: Po ai nga e dinte?

Hekrie: Se isha 5 muajshe e gjysmë. Mami më ka kuptuar. “Nuk të shikoj mirë, ti je kështu”.”Jo” i thashë unë. Se kush i tha babit tim. Më përzunë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Ku vajte?

Hekrie: Erdhi daja im, në atë kohë ka qenë shef sigurimi në Ministrinë e Mbrojtjes, më mori, më dërgoi në Kukës. Ndenja në Kukës gati 3 muaj. Pas Kukësit më sjellin në Ishëm.

Ardit Gjebrea: Pse duhet ta lindje fëmijën në Ishëm?

Hekrie: Nuk lejohej, se kishin hallin e babit tim, se mos ndodhte diçka, se ai që kur e mori vesh tha “unë nuk kam më vajzë”.

Ardit Gjebrea: Të mohoi?

Hekrie: “Vajza ime ka vdekur që sot” tha.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.