Që kur u njoftua për nisjen e spektaklit, producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea bëri me dije se “Kënga Magjike” këtë vit do të vijë me shumë ndryshime!
Përveç gjithë çfarë janë përmendur më herët, pak orë më parë përmes një postimi në Instagram, Gjebrea njoftoi se do të merren masa për të gjithë këngëtarët apo publikuesit që blejnë klikime për këngët pjesëmarrëse.
“Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë. Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.
Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Artistët nuk dinë gjë, por njollosen.
Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare).”- shkruan Arditi.
https://www.instagram.com/p/CkEgkG3LokY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d7c92b2-12b4-4256-b6db-b818b04b8c57
Sipas tij, qëllimi i këtij postimi ishte për të lajmëruar artistët që do të marrin pjesë se nëse do të ketë klikime të blera, juria do të njoftohet dhe do të merren masa.