Që prej ditës së djeshme, mijëra turistë italianë dhe hollandezë kanë mbërtitur në Tiranë, për të ndjekur live finalen e madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it.
Përtej çdo incidenti, pasoje dhe efekti ekonomik apo social që ka ardhja e tyre në vend, një shqetësim tjetër është: lija e majmunëve, virusi që po shqetëson aktualisht Europën dhe gjithë botën.
Deri më tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast i tillë, por a rrezikojmë të na e sjellin tifozët e huaj?
Massimo Andreoni, drejtor në Poliklinikën Tor Vergata në Romë dhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale është shprehur se më shumë rrezik sesa lija e majmunëve, ka Covid-19.
“Është më e lehtë për dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë tifozë italianë dhe holandezë, të shkëmbejnë pak Covid sesa linë e majmunit. Më duket e vështirë të krijoj një shpërthim, në Shqipëri nuk ka raste të lisë së majmunëve dhe në Itali janë shumë pak.”- vazhdon ai, duke theksuar se rreziku është shumë i lartë për përhapjen e koronavirusit.
Burimi: Abc News