‘Arbëri më ngacmoi në prova’, balerina telefonon të dashurin

Arbër Çepani dhe partnerja e tij në kërcim Erisa kanë qenë të ftuar në ‘Dielli apo Hëna’,ku janë përballur me pyetje dhe dënime të vështira.

Në njërën prej lojërave, Arbërit iu kërkua të zbulonte emrin e kolegut që duhet të braktisë garën e kërcimit.

Mirëpo ai nuk pranoi të thoshte një emër, ndaj duhet të vuante dënimin.

Erisa duhet të telefonte të dashurin duke sajuar sikur Arbri e ka ngacmuar në prova.

I dashuri i Erisës e ka marrë seriozisht telefonatën dhe i thotë se po shkonte direkt tek vendi i provave.

Më pas ai ka kuptuar se e gjitha kjo ka qenë një shaka për shkak të pikëve dhe lojës.