Arbër Hajdarin e shohim mjaft të matur në mendimet që jep përsa i përket banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Megjithatë, jemi paksa kuriozë të dimë se çfarë mendon ai realisht dhe cilat janë ato gjëra që nuk ua thotë dot banorëve prej faktit se s’duhet të ndikojë në lojë.
Opinionisti ka qenë i ftuar në festën e organizuar pak ditë më parë për 25 vjetorin e krijimit të “Top Albania Radio”, ku sigurisht nuk i shpëtoi gazetarëve para hyrjes.
Në mesin e pyetjeve, Arbër Hajdarit iu kërkua një koment edhe për çiftin e ri të krijuar brenda reality show-t, Luiz & Kiara
“Do t’i këshilloja t’i merrnin gjëra hap pas hapi ,”-u shpreh Hajdari shkurt.
Kujtojmë se Luizi i dedikoi një këngë Kiarës për festën e të dashuruarve, të titulluar “Me ty”.
Kënga ka arritur që në më pak se tre ditë, të numérojë 3 milion shikime.