Arbenita nuk e duron dot aspak Vivienin, shpërthen ndaj saj në rrjetet sociale

Debati i djeshëm mes dy banorëve të BBV Kosova, Vivien dhe Xhuli, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.

Pas reperit Getinjo, i cili publikoi një bisedë private me Xhulin në Instagram, së fundmi ka reaguar dhe modelja e njohur, Arbenita Ismajli.

Mirëpo ndryshe nga një pjesë e publikut që iu kthyen kundër Xhulit, Arbenita ka “shpërthyer” ndaj Vivienit.

Modelja postoi një foto të Vivienit në InstaStory të cilën e shoqëroi me një emoji palaçoje, një djalli dhe një bretkose.

Kujtojmë se Arbenita u përfol për një ndarje nga partneri i saj Fero pak kohë më parë.

Dyshimet lindën pasi modelja publikoi një mesazh që i kishte shkruar futbollisti Neymar.

Megjithatë lajmi nuk rezultoi i vërtetë pasi dyshja u shfaqën së bashku pak ditë më von, duke i dhënë fund thashethemeve për ndarje.