Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private.
Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë shumë rrallë foto të fëmijëve të saj, por asnjëherë të bashkëshortit.
Por moderatorja Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një foto nga ku po darkonin në shoqërinë e bashkëshortëve të tyre.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.
Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.
Kujtojmë se Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej vitesh janë mikesha e shpesh ndajnë herë pas her pamje duke kaluar kohë së bashku.