Ditën e djeshme u mbajt protesta e organizuar nga opozita.
Mirëpo vëmendjen më të madhe e mori një banderolë e mbajtur nga protestuesit.
“Burg Brother VIP“, shkruhej në të duke ironizuar reality shown e dashur nga publiku.
Mirëpo si duket kjo banderolë nuk i paska shpëtuar as “Vëllait të madh”. Meqënëse katër banorët: Luiz, Olta, Kristi dhe Olta thyen rregullat duke diskutuar nominimet, ata u “ndëshkuan” gjatë prime-it të sotëm.
Arbana Osmani iu bëri të diturt se të katërt banorët do të mbahen larg pjesës tjetër të shtëpisë, të mbyllur brenda një dhome të quajtur “Burg Brother VIP”, pikërisht si banderola e protestës së djeshme. /Lokimagazine.com