Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo punon, Top Channel, Ben Blushin.
Në një story në Instagram Arbana ka treguar bisedën e zhvilluar me Blushin ku ai e përgëzon moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij.
“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”, shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother.
“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,” i përgjgjet Osmani.
“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,” vijon Blushi.
“Thank you (Faleminderit), “, shton moderatorja.
Ndërkohë, ajo çfarë na ka bërë të gjithëve përshtypje ka qenë se, edhe pse 24-orëshi për t’u fshirë InstaStory nuk pati kaluar ende, Arbana e ka fshirë këtë screenshot nga llogaria e saj në “Instagram”.