Vajza e artistes Albërie Hadërgjonaj, prej disa vitesh jeton në Los Angeles. Një ndër miqtë e saj më të mirë atje është make-up artisti i njohur, Ariel.
Dhe e dini se cfarë “dhurate” i bëri këtë herë Anxhelina Arielit? Byrek.
Make-up artisti ka postuar në rrjetet e tij sociale një video duke ngrënë byrek e duke sqaruar përbërjen e tij. Për ta shijuar “ashtu sic duhet” ai e shoqëron edhe me kos. Madje në një moment, teksa flet rreth byrekut, Airel përmend edhe “dhallën” si shoqëruese të mirë të tij.
“Një ndër ushqimet e mija të preferuar”, ka shkruar ai krahas videos së postuar duke falenderuar publikisht Anxhelinën.
Duke qenë se Ariel ka gjithashtu shoqe të ngushtë Kylie Jenner, thua ta ketë ndarë edhe me të një copëz të byrekut shqiptar?