Këngëtari dhe producenti Genc Salihu ishte një nga anëtarët e jurisë në Festivalin e Këngës.
Në një intervistë së fundmi për Euronews, artisti ka shprehur mendimin e tij në lidhje me këngët fituese.
Ai e ka cilësuar “fatkeqësi” faktin që nuk do të përfaqësohemi nga Elsa Lila në “Eurovizion.”
Sipas tij, kënga e Elsa Lilës “Evita” do ta rendiste Shqipërinë më lart në festivalin europian, teksa shtoi si këngët si ajo e Albina Kelmendit, “Duje”, janë renditur më poshtë në krahasim me të tjerat.
“Elsa Lila ka qenë fantastike. Jam shtangur nga performanca e saj. Historia e ka treguar se rankimet më të larta të materialeve shqiptare në Eurovizion nuk e kanë pasur ato të tipi ‘Duje’ por ato të tipit ‘Evita’, si Suus apo Eugent Bushpepaj. Është një fatkeqësi që Elsa Lila nuk na përfaqëson në Eurovizion, por nuk është kontroverse as kënga tjetër. Nuk kam asgjë me këngën tjetër, por Elsa do të na rendiste më lart në Eurosong. Është shija ime personale”, u shpreh Salihu.