Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrentin do ta shohim në ekran si prezantues.
Së fundmi, Andi është bërë pjesë e programit veror në T7 dhe GazetaExpress dhe do të shoqërojë shikuesit çdo ditë nga 15 korriku.
Ky program është i formatit karakterit argëtues, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe një mini-talent show.
Më herët ai ka qenë i ftuar në emisionin “Express Rozë” për disa pyetje të shpejta, Andi i ka habitur të gjithë me disa nga përgjigjet e tij. Kur u pyet se cila nga vajzat e “Për’puthen” është më seksi, ai tha Bora Zemani dhe përgjigjen e shoqëroi me një buzëqeshje. Mes vajzave shqiptare dhe kosovare, Andi zgjodhi këto të fundit si më të mirat në shtrat.
Gjithashtua ai reagoi për herë të parë edhe për prishjen e miqësisë me Atdheun. Kur u pyet nëse vazhdojnë të jenë miq bashkë, Andi tha “jo” dhe nuk prefeoi të jepte të tjera detaje se çfarë ka ndodhur mes dy djemve.