Anash e anash, Olsa konfirmon largimin e Bora Zemanit, flet per sezonin e ri te “Perputhen”

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit.

Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.

Me anë të një Instastory, ku ka postuar një ‘selfie’ të sajën, Borës dhe Arjan Konomit nga episodi i fundit për këtë sezon, krahas ka shkruar:

Ka qenë një ditë e gjatë për mua sot, me projektin e ri. Ama kjo puntatë e fundit e këtij sezoni më emocionoi. Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar“, u shpreh Olsa duke konfirmuar ‘anash e anash’ zerat per largimin e moderatores nga “Perputhen”.

E ftuar para disa javësh në emisionin “Live from Tirana”, Olsa zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë dhe gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.