Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Beatrix dhe Donaldi folën gjerë e gjatë rreth asaj që po lind mes tyre. Aktori u ndal te gjithë rrugëtimi “i ndjenjave” të tij brenda këtyre 60 ditëve, ku mes të tjerash u shpreh se ka pritur një shenjë nga Bora.
Mirëpo, Arbana i tha se ajo shenjat i ka dhënë jashtë dhe se mbrëmjen e djeshme nuk e kishte pranuar ftesën për tu përballur me Donaldin.
Nga ana tjetër, Bora vijon të qëndrojë në heshtje dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka bërë asnjë reagim. Madje, nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale.
Mirëpo, Anaid Kaloti, një nga fituesit e “Big Brother Albania” ka treguar se mbrëmë pas spektaklit ka komunikuar me moderatoren dhe se ajo i ka thënë se ka dashur t’i jepte Donaldit një shenjë, por nuk është lejuar nga produksioni.
Në një video live në Instagram, Anaidi tha:
“Unë sapo kam komunikuar me Borën dhe në fakt më ka thënë dhe më parë, që është përpjekur të komunikojë me Donaldin, por nuk është lejuar nga produksioni. Nuk është e vërtetë që Bora nuk është munduar të japë një shenjë.”
Vlen të theksohet se të njëjtën deklaratë bëri edhe Semi në spektaklin e kaluar. Megjithatë, të gjithë jemi në pritje të një reagimi nga Bora.