Mbremjen e djeshme ne “Per’puthen Prime” u krijua nje buje e madhe per shkak te perballjes midis Albit dhe Alesjas.
Kjo e fundit e akuzonte Albin se u jep leksione djemve te tjere se si te sillen me Alesjan, ne menyre qe ajo mos te perputhet me asnje.
Nga ana tjeter, Albi u shpreh se e ka lene komplet pas dore historine me Alesjan dhe se djemte e tjere nuk kane nevoje per leksione pasi jane mjaft te rritur te dijne se cfare te bejne vete.
Ne videot e postuara ne faqen zyrtare te Per’puthen, kishte komentuar edhe ish konkurrentja, Ana Gjini, e cila i doli ne mbrojtje Alesjas.
Komentuesit e tjere filluan t’a ofendonin Anen me fjale shume te renda, pa arsye, ndaj dhe kjo beri qe Bruno te nderhynte ne mbrojtje te Anes.