Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ Ana Kauri ishte e ftuar sot në lojën ‘Hëna e Dielli’ në “E Diell”.
Ajo u pyet se me kë do lidhej nga ‘Big Brother VIP’ dhe Ana tha se do të lidhej me Tanin pasi i duket interesant dhe pozitiv.
Ana gjithashtu tha se ajo do t’ia çirrte maskën Monikës dhe se armiku do të ishte Iliri, pasi e konsideron më të fortin aty.
Ajo foli dhe për lidhjen me Fationin dhe tha se pasi doli ai nga programi ajo nuk e gjeti veten më në program, po gjithçka u shkëput shumë shpejt. Po ajo e pranoi që do të ishte lidhur me të.
Ana “Big Brother Vip” e ka komentuar disa herë gjatë spektakleve me story. Ajo e ka shprehur haptazi se i preferuari i saj është Iliri madje e ka falenderuar publikisht që ai i ka mësuar aq shumë gjëra të gjithëve.
Kujtojmë se “Big Brother VIP” është programi më i kushtueshëm në ekranin shqiptar.
“Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar.
Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.