Amosi nuk e paska ofenduar Kiarën dhe kjo video e vërteton më së miri!

Pak ditë më parë, një video e Amosit ku u duk sikur ofendoi Kiarën në një diskutim me Luizin u bë mjaft virale në rrjet.

Krisu tashi ti dhe ajo putana jote”, dëgjohej t’i thoshte Amosi-Luizit, shkruan Lokimagazine.com

Nisur nga ky ofendim (që si duket nuk paska ndodhur, sqaruar më poshtë) Amosi u penalizua deri në pikën sa erdhi dhe eleminimi i tij nga “Big Brother VIP”.

Madje, teksa iu afrua studios së emisionit, Arbana u përpoq t’ia rikujtonte atij këtë ofendim ndaj Kiarës, por ai u shpreh se nuk po i kujtohet aspak ky moment. Dhe e dini pse? Sepse nuk paska ndodhur!

Nëse dëgjohet normalisht, videoja të jep përshtypjen se Amosi e ka ofenduar Kiarën, por nëse e ngadalëson pak, dëgjohet mjaft mirë se ai nuk ka thënë “putanë” por “mos na…”.

Pavarësisht batutave të hidhura që Amosi ka bërë në shtëpi, këtë herë duket se i paskan rënë kot në “qafë”. /Lokimagazine.com