Avokatja e Amber Heard ka folur pas humbjes së saj në gjyq, ku edhe ka deklaruar se aktorja nuk është në gjendje të paguajë tetë milionë dollarë dëmshpërblim ndaj Johnny Depp.
Avokatja Elaine Charlson Bredhoft tha se Heard ka arsye për të apeluar vendimin dhe planifikon ta bëjë këtë.
E pyetur nëse Heard do të ishte në gjendje të paguante dëmet që i detyrohej Depp, Bredhoft u përgjigj: “Jo, absolutisht jo”.
Kujtojme se diten e djeshme, ne gjyqin mes Amber Heard dhe Johnny Depp, ky i fundit u shpall fitues.
Pak pas vendimit, erdhi dhe reagimi i pare i aktores Heard ku nepermjet nje postimi ne “Twitter” ajo shkruan:
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që një mal provash akoma nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë jo proporcionale dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim”.
“Jam akoma më e zhgënjyer me atë se çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”.
“Besoj se avokatët e Johnnyt ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Shprehjes dhe të shpërfillte provat që ishin aq bindëse përmes të cilave fituam në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Jam e pikëlluar që e humba këtë çështje. Por, jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – për të folur lirshëm dhe hapur”, thuhet në deklaratën e aktores.