Alketa Vejsiu ka rrëfyer “Në Kurthin e Piter Pan”, një ndër momentet më të trishta të jetës së saj.
Moderatorja tregoi se kur ishte e vogël prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze, por pas larjes këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje.
Alketa tregoi se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën e më pas dha një mesazh shumë domethënës.
“Unë kur kam qenë e vogël, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi, kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë.
Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete.
E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, tregoi Alketa.