Alexa e Amazon së shpejti do të imitojë zërat e të dashurve që kanë ndërruar jetë

Amazon planifikon t’i lejojë njerëzit t’i kthejnë zërat e të dashurve të tyre të vdekur në asistentë dixhitalë, për t’i bërë kujtimet të zgjasin.

Kompania po zhvillon një teknologji që do të lejojë asistentin e saj dixhital Alexa të imitojë zërin e kujtdo që dëgjon nga më pak se një minutë audio të ofruar, tha Rohit Prasad.

Kompania bëri një demonstrim ku zëri i një gruaje të moshuar që ka ndërruar jetë, u përdor për t’i lexuar nipit të saj një histori para gjumit. Kjo ndodhi pasi ai e pyeti Alexa-n: “A mund të më lexojë gjyshja ime Magjistari i Ozit?

Përtej demonstrimit fillestar, detajet ishin të pakta.

“Synimi i Amazon për asistentin e saj zanor është inteligjenca e gjeneralizueshme, shtoi Prasad, duke e krahasuar atë me “inteligjencën e përgjithshme të gjithëdijshme, të gjithanshme, të përgjithshme artificiale të fantashkencës”.

Koncepti i përdorimit të AI për të “ringjallur” të vdekurit nuk është i ri. Në vitin 2020, Joshua Barbeau trajnoi një version të chatbot-it GPT-3 në regjistrat e bisedave me të fejuarën e tij të ndjerë Jessica, e cila kishte vdekur tetë vjet më parë.

Në vitin 2018, Eugenia Kuyda ndërtoi një chatbot nga mesazhet e vjetra me tekst të partnerit të saj Roman Mazurenko.

 

Burimi: /RevistaClass