Mesa duket, “e ngurta” Tola ka filluar te ndjenje nje kimi me nje nga djemte, pikerisht Albin.
Ajo kishte vendosur qe ta ftonte ate per nje takim te trete, i cili u transmetua ne puntaten e sotme dhe duket se shkoi mjaft mire.
Shampanje, limuzine dhe shume afrimitet u duk se kishte ky takim, aq sa Albi deshironte t’i rrembente edhe nje puthje Toles, por ashtu sic pritej, ajo nuk i lejoi duke i dhene keshtu vetem nje perqafim.
Mirepo, edhe pse nuk e morri kete puthje ne takim, Albi perseri nuk u dorezua duke tentuar t’a puthte Tolen ne studio, edhe pse arriti t’a puthte vetem ne faqe, ndersa vajzat e tjera treguan se u zhgenjyen pasi kesaj here prisnin nje puthje ne buze.
Edhe pse Tola refuzon qe te shkembeje puthje me Albin, nga ana tjeter Ritvana tregoi se Tola i eshte shprehur qe ka deshire t’a puthe ate edhe pse nuk e lejon.
Epo, nuk habitemi t’a degjojme kete gje duke ditur karakterin kaq te veshtire te Toles!