Albi Nako bën publike lidhjen e re dhe i bën partneres dedikimin më të çuditshëm live

Albi Nako është shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private, por sot ai ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe është drejt rrugës për krijimin e një familje.

I ftuar në një intervistë për “Se luan topi”, koreografi konfirmoi se nuk është më beqar, mirëpo nuk dëshironte asnjë detaj nga gruaja që i ka marrë zemrën.

Albit iu kërkua t’i bënte një dedikim live, ndërsa duke parë kamerën ai u drejtua vetëm me emrin “Tomi” duke i shkelur syrin.

Jam bërë supersticioz, kur bëhen dedikime. Nuk e di pse. Është sikur të hanë në sysh, ti mbajmë ca gjëra për vete”, shtoi koreografi.