Ish konkurrenti i “Per’puthen”, Albi Dhima, ka qene nje nga djemte me te pelqyer te ketij sezoni nga ana e publikut.
Kjo me shume mundesi per respektin qe tregonte ndaj femrave ne cdolloj situate, te acaruar ose jo, e gjithashtu per menyren e te folurit, argumentat me vend dhe artikulimin e mire.
Duket se edhe tashme qe nuk eshte me pjese e Per’puthen, publiku vazhdon te jete ende kurioz mbi jeten private dhe profesionale te Albit, mirepo ka edhe nga ata qe duan t’a shikojne akoma pjese te ekranit.
Gjate nje pyetesori ne InstaStory, ish konkurrenti eshte pyetur nese do te donte te merrte pjese ne sezonit e dyte te “Big Brother VIP” dhe pergjigjia e tij ka qene se ne rast se do t’i vinte nje ftese, do t’a pranonte.
Albi gjithashtu ka treguar se ka marre kerkesa per te luajtur ne filma, por ai do qe te fokusohet me shume ne profesionin e tij si regjizor, megjithese nese do t’i jepej nje rol “i cmendur”, do e luante.
Mirepo, ajo cka nuk pritej eshte se Albi qenka edhe ne nje lidhje me nje vajze qe nuk eshte e njohur per publikun, me te cilen tregoi se eshte i dashuruar.