Aktori Al Pacino dhe e dashura Noor Alfallah janë bërë prindër të një djali, tha një përfaqësues i Al Pacino-s për CNN.
Pacino, 83 vjeç, dhe Alfallah, 29, e quajtën fëmijën e tyre Roman Pacino.
Aktori ka tre fëmijët të tjerë – dy me Beverly D’Angelo dhe një me Jan Tarrant.
Kur u publikua lajmi në fillim të këtij muaji se Pacino do të bëhej sërish baba, shoku i tij dhe aktori tjetër Robert De Niro, i cili në moshën 79-vjeçare u bë baba muajin e kaluar, ndau emocionet e tij. “Jepi Al, Zoti të bekoftë,” tha De Niro.