Një grua nga Nevada e ka humbur rastin në gjykatë kundër yllit botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo, për të detyruar portugezin që ta dëmshpërblejë atë me miliona dollarë pas akuzës për përdhunim.
Gruaja kërkonte më shumë se 375 mijë dollarëshin që e mori nga Ronaldo për të mos folur më në lidhur me këtë çështje, mirëpo kërkesa e saj u refuzua.
Gjyqtarja e qarkut amerikan, Jennifer Dorsey, në Las Vegas e nxori çështjen jashtë gjykatës të premten për të ndëshkuar avokaten e gruas, Leslie Mark Stovall, për “sjellje të keqbesimit” dhe përdorimin e dokumenteve konfidenciale “të zhveshura” që gjyqtarja tha se e ndotën çështjen, raporton The Daily Mail.
Dorsey tha në urdhrin e saj prej 42 faqesh se hedhja poshtë e një çështjeje pa asnjë mundësi për ta paraqitur atë përsëri është një sanksion i rëndë, por tha se Ronaldo ishte dëmtuar nga sjellja e Stovall.
Ekipi ligjor i Ronaldos nuk e kundërshton se të dy kishin marrëdhënie seksuale, por thotë se takimi ishte konsensual dhe një marrëveshje konfidencialiteti i pengon të dyja palët të flasin për këtë. Ai kurrë nuk është akuzuar penalisht për këto pretendime.