Aktorja e njohur e “Klanifornia” gati per nje femije? Rudina Dembacaj flet hapur per planet e se ardhmes

“Dashuri dhe Turbulenca” thotë gjithçka për jetën e Rudina Dembacajt.

Aktorja e mirënjohur ka ardhur si producente në filmin e fundit dhe titulli nuk mund t’i shkonte më përshtat gjithë rrugëtimit të saj.

Në intervistën e saj dhënë për “Panorama Plus”, ajo rrëfen sesi erdhi ky film, duke na zbuluar edhe sfidat që hasi, por edhe frutat e suksesit.

Por natyrisht, që nuk mund të shmangeshin pyetjet për jetën private.

  • “Dashuri dhe Turbulenca”, si erdhi ky film?

Ky film erdhi si produkt dashurie të madhe e një ekipi që ka dashur çdo batutë të tij që nga fillimi.

  • Si shkoi premiera e filmit, i përmbushi pritshmëritë tuaja?

Ishte një pasdite shumë emocionuese, ishte një miks ndjenjash të forta që as nuk i linin radhë njëra-tjetrës. Kaloi mrekullisht falë Zotit. Shumë shfaqje, shumë lodhje, shumë sukses, por ndoshta edhe shumë ezaurim.

  • Mund të themi se ky ishte projekti juaj i parë si producente, për të pasur të tjerë më pas?

Punë e lodhshme shumë… (qesh). Në fakt nga natyra që kam i futem detit me këmbë dhe ia dal mbanë. Tani që ja mora dorën, pa diskutim që nuk do ndalem. Projektet e tjera janë pas dere dhe unë jam gati të nis nga e para.

  • Flasim pak për Rudinën, atë të rrjeteve sociale, plot ironi dhe autoironi, realisht sa ju prekin komentet negative?

Rudina e rrjeteve sociale është e njëjta me atë që shihni kudo, thjesht fotot zgjedh më të bukurat kuptohet… (qesh) Nuk më prekin fare sinqerisht, i marr me humor dhe sportivitet gjithmonë. E kuptoj dhe negativitetin, nuk e kanë me mua, e kanë me jetën e tyre. Autoironia më mban me këmbë në tokë, edhe unë këtu jetoj.

  • Nuk mund të mos bëjmë një intervistë me Rudinën pa folur pak dhe me Markun, sa ka ndryshuar marrëdhënia juaj me martesën?

E vetmja gjë që ka ndryshuar është se tani kemi dhe disa kujtime fantastike nga dasma dhe njerëzit tanë, sa i përket marrëdhënies tonë e kuptuam që ishim bërë për njëri-tjetrin që në fillim të lidhjes tonë.

  • Keni disa kohë që flisni për dëshirën për një fëmijë tjetër, kur do të na i jepni lajmin e mirë?

Dashtë Zoti sa më shpejt, e duam kaq shumë familjen tonë të madhe dhe nëse do jemi të bekuar me një fëmijë tjetër, jo vetëm ne por gëzimi do mbërrijë tek e gjithë familja.

  • Po fëmijët tuaj a ju ngacmojnë shpesh për një vëlla ose motër?

Sa herë që flitet për këtë teme emocionohen se mos ka të reja dhe direkt nisin me kërkesa dhe ëndrra, por e rëndësishme është të gjithë jemi gati për një bekim të madh.