George Clooney ka rrëfyer në një intervistë me Drew Barrymore se mbeti pa fjalë kur mësoi se gruaja e tij po priste binjakë.
“Kjo nuk ishte pjesë e planit,” tha ai në emisionin e së premtes. “Ne shkuam në javën e 12-të për ta parë dhe më thonë, ‘ja ku është fëmija’. Dhe pastaj [doktori] thotë, ‘Është një djalë’. Pastaj ai thotë: “Dhe një vajzë”. Dhe unë thashë: ‘Çfarë?’ Ishte një katastrofë. Po i thosha: “A po tallesh me mua?’ Isha i tmerruar. Isha 56 vjeç dhe kjo më dukej e tmerrshme”.
Aktori 61-vjeçar shtoi se në ditët e sotme, të qenit prind i binjakëve 5-vjeçarë, Alexander dhe Ella, është gjëja më e bukur në botë.
Megjithatë, ai pranoi se të qenit baba në moshë të madhe mund të jetë e vështirë pasi ai nuk mund t’i ndjekë fëmijët kur ata fillojnë të vrapojnë.
Për dekada, George tha se nuk kishte asnjë interes të martohej apo të bëhej baba, por sapo takoi Amal, të cilën ai e quajti “një qenie e jashtëzakonshme njerëzore”, ai e dinte se gjithçka do të ishte ndryshe.
Burimi: /Revista Class