Pak ditë na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip Albania dhe kurioziteti i publikut për emrat e personazheve që do të marrin pjesë është shumë i madh.
Ditën e sotme një tjetër emër është aluduar se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë.
Sipas “Kryefjala” aktori Amos Zaharija ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
A do të jetë vërtetë Amos pjesë e edicionit të dytë të shtëpisë më të njohur në Shqipëri? Duhet të presim datën 24 dhjetor për ta zbuluar.