Një aktiviste ukrainase i drejtohet e revoltuat dhe e përlotur Boris Johnson-it, për dështimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur sanksione të shpejta kundër rusëve banues në Londër.
Daria Kaleniuk, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, gjithashtu i bëri presion Johnson-it për refuzimin kolektiv të vendeve të NATO-s për të ndaluar fluturimi mbi Ukrain
Kaleniuk i tha Johnson-it, i cili po jepte një konferencë shtypi në Varshavë të martën pas bisedimeve me homologun e tij polak, se ajo ishte nga Kievi dhe kishte kaluar përtej kufirit në Poloni ditët e fundi
“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë të frikësuar për shkak të bombave dhe raketave që vijnë nga qielli. Populli ukrainas po kërkon dëshpërimisht të drejtat për të mbrojtur qiellin tonë, ne po kërkojmë një zonë ndalim-fluturimi”, tha ajo
Ajo kërkoi që NATO të përdorë sistemin anti-raketë që ka në Poloni dhe Rumani të për të mbrojtur të paktën pjesën perëndimore të Ukrainës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të kalojnë kufiri
“Po flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk janë nën bombardime, fëmijët e tij janë atje në Londër”
Johnson u përgjigj: “Unë thjesht dua të them se jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë mjaftueshëm për t'ju ndihmuar në mënyrën që dëshironi. Unë duhet të jem i sinqertë për këtë. Kur flisni për zonën e ndalim-fluturimit… fatkeqësisht implikimi i kësaj është se Britania e Madhe do të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, kjo që do të angazhohej në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë. Kjo nuk është diçka që ne mund të bëjmë”
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte qenë ndër të parat që “shtrëngoi lakun ekonomik” rreth regjimit të Putinit dhe vetëm Putin është përgjegjës për vuajtjet e popullit ukrainas..”