Ajas Sulejmani, është shoferi 39 vjeçar i “G Class” i cili aksidentoi një familje dhe u arratis.
Shtetasi në fjalë shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes, ndërsa bëhet me dije ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge.
Emri i tij është i njohur për policinë angleze, pasi është në kërkim për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike.
“Sulejmani është 180 kg, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983” shkruajnë mediat britanike. 39-vjeçari përplasi në vijat e bardha fëmijën 3 muajsh dhe prindërit e tij, ndërsa u arratis nga vendi i ngjarjes.
Prindërit me iniciale Arjan Konomi dhe Vilma Konomi janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes policia ka arrestuar kushëririn e shoferit i cili ishte me të në makinë.
/Joq.albania