Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në te “rruga e Kavajës”, në afërsi të kompleksit Deliorgji.
Mësohet se një mjet tip “GL” ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre që ishte në karrocë.
Automjeti ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre të 3 muajsh të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Fill pas ngjarjes së rëndë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet e ditur se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.