“Ah more kopjac”, Edi Rama “kopjon” Elgit Dodën dhe Xhensila Myrtezajn (Foto)

Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj sollën së fundmi bashkëpunimin e tyre.

“A e din”, titullohet kënga e cila është publikuar bashkë me klip.

Si duket një vend ku ata xhiruan klipin e ka frymëzuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që ta vizitojë.

Shefi i qeverisë shqiptare, postoi fotografi të këtij ambienti duke e promovuar resortin të cilin artistët e shfrytëzuan për këngën.

Këtë postim me disa foto në të, e ka shpërndarë Elgiti në ‘Instastory’, duke e quajtur me shaka ‘kopjac’ kryeministrin.