“It’s my love” eshte emisioni dating ne Kosove, i cili shpesh eshte krahasuar me ate te “Per’puthen” ne Shqiperi, madje emisioni Kosovar ka startuar pas suksesit te madh te edicionit te kaluar te “Per’puthen”.
Diten e djeshme dy nga djemte konkurrente po debatonin dicka me temen e profesionit, ku njeri prej tyre punonte ne nje furre buke dhe kjo eshte vene ne menyre ironike ne pah nga konkurrenti tjeter.
Ky ironizim i bere ne studio beri qe nje nga vajzat, Ina, te reagonte dhe t’i kthehej keq djalit qe po bente ironi.
Pas ketij debati, vajza tjeter Albana papritur e pa kuptuar filloi t’i thoshte Ines te mbyllte gojen, e me pas kjo e fundit e gjuajti me shpulle .
Ato filluan te perlesheshin bashke ndersa djemte hyne ne mes per t’i ndare.