Para disa ditësh, Paloma dhe Sheila Haxhiraj u përfshinë në një debat të fortë, i cili kaloi edhe në ofendime. Sipas këngëtares, Paloma shkoi ta përgjojë teksa fliste me Semin dhe Beniadën në dhomë.
Më pas, ajo i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur mirë temën e diskutimit dhe se çfarë ishte thënë mes vajzave. Kjo gjë e ka acaruar Sheilën, e cila e quajti gazetaren “filmaxhie”, “skemaxhie” dhe i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas zënkave është të zërë be, e sidomos vajzën e saj.
Kjo deklaratë bëri që Paloma të ngrinte zërin për t’i thënë Sheilës se ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.
Debati mes tyre ka vazhduar edhe gjatë spektkalit gjatë ditës së martës por nuk është parë nga publiku. Kjo pasi vajzat kanë debatuar në dhomën e grimit kur në televizion po transmetohej situata mes Semit dhe Fifit që ndodheshin në dhomën e ndenjes. Por, pamjet u transmetuan gjatë mbrëmjes së sotme.
Teksa debati mes tyre u soll sërish në vëmendje Paloma u përlot duke thënë se ajo që i ka thënë Sheila është shumë e rëndë.
“Unë kam humbur dy fëmijë dhe atë vajzë e kam shumë të shtrenjtë. Nuk lejoj askënd që ta përmend!”- tha ajo.
https://www.instagram.com/p/CVoADtplpiA/
