Ndonëse përfliten prej disa javësh se i kanë dhënë fund martesës së tyre tre vjeçare, Blero dhe Afrona Dika nuk kanë reaguar ende publikisht.
Teksa është pyetur për lajmet e ndarjes që kanë qarkulluar në media, këngëtari është munduar që t’i shmangë duke mos dhënë një përgjigje të saktë.
Por, pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një tjetër detaj që konfirmon ndarjen është vënë re.
Së fundmi, nga postimet që Afrona ka bërë në Instagram, është vënë re që nuk e mban më unazën e martesës. Unaza ishte simboli i dashurisë me të cilën, ajo krenohej duke e postuar në rrjete sociale.
Ndonëse prej kohësh modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në fotografi gishtin e unazës, tashmë duket se nuk shqetësohet më.