Adhurues te ‘Lojerave te Urise’ kemi nje super lajm per ju, “The Hunger Games” jane rikthyer! Ja c’dihet deri tani

Fansat e “Lojërave të Urisë” le të gëzohen! Një film i ri është aktualisht në punimin e sipër me një kast krejtësisht misterioz.

“Lionsgate” njoftoi se një prequel i titulluar “Balada e zogjve këngëtarë dhe gjarpërinjve” është tashmë në prodhim.

E ndërsa fansat janë të emocionuar për lajmin, ata gjithashtu thonë se do të dëshironin të shihnin disa personazhe të preferuar të kthehen.

Filmi i ri është caktuar të dalë më 17 nëntor 2023, me një skenar që zhvillohet gjatë Lojërave të 10-ta të Urisë, vite përpara se Katniss Everdeen të përballej me presidentin e “Panem”, pasi ajo shfaqet vetëm deri në Lojërat e 74-ta të Urisë.

Këtë herë filmi do të tregojë të riun Coriolanus Snow duke mentoruar vajzën 18-vjeçare Lucy Grey Baird, e cila është haraçi i zgjedhur nga “District 12”.