Adelina Tahiri rrëzohet keq në skenë teksa fillon performancën para publikut (VIDEO)

Adelina Tahiri u përball me një moment të sikletshëm në paraqitjen e saj të fundit para publikut.

Këngëtarja e njohur ishte e pranishme në eventin e organizuar për “Miss Shqipëria”.

Duke bërë hyrjen në skenë, pësoi një moment të sikletshëm.

Me të hyrë brenda u rrëzua por që e menaxhoj mirë situatën, duke u ngritur menjëherë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Këtë moment e ndau me fansat e saj, duke shkruar “Msyshi” në Instagram.