Adele ishte për darkë me të dashurin, Rich Paul në Beverly Hills dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishin buzët e fryra të saj.
Mediat e bënë në moment krahasimin e fotove me pamjen e mëparshme të këngëtares, të cilat e tregojnë mëse qartë se ajo ka bërë ndërhyrje.
Kujtojmë se koncerti i saj në Hyde Park ishte shfaqja e parë e Adelës në pesë vjet, pavarësisht nga një event i planifikuar dhe mjaft i shumëpritur në Las Vegas.
Adele sakaq e anuloi një performancë në Caesar Palace me nje njoftim përpara vetëm 24 orësh prej saj, teksa pranoi se shfaqja thjesht ‘nuk ishte gati’.
Ylli më parë ka premtuar se shfaqjet do të zhvillohen këtë vit dhe jo në 2023, por datat ende nuk janë shpallur nga këngëtarja, duke i lënë fansat të hutuar.